Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me rastin e vdekjes së fëmijës 3-vjeç, Brian Spahiu i cili bëri një ndërhyrje për dhëmbët tek klinika private “Splendent” e Roland Xhaxhos dhe disa orë pasi u dërgua në shtëpi gjendja u përkeqësua dhe u dërgua në QSUT.
Advertisements
Kjo, sipas prindërve, pasi mjeku Xhaxho nuk u kishte hapur telefonin. Dy ditë në koma, fëmija nuk ia doli dhe ndërroi jetë. Familja akuzon se mjeku ishte shkaktar me pretendimin se i injektoi dozë të lartë narkoze. Mjeku Xhaxho deklaroi mbrëmë se fëmija kishte defekt në zemër.
Advertisements
Por Bledar Spahiu, babai i 3-vjeçarit, Brian mohon që fëmija të kishte më probleme dhe publikon recetën ku mjeku pediatër ka shkruar se nuk është problem që fëmija ta realizojë ndërhyrjen në gojë.
Ai kërkon sekuestrimin e kamerave, ndërsa ngre pretendime se doza e lartë e narkozës i kishte dëmtuar 3-vjeçarit organet e tjera jetësore, si veshkat dhe mëlçia. Policia referoi materialet pas denoncimit të familjes dhe prokuroria ka nisur hetimet duke sekuestruar kartelat mjekësore.