Kush e ndezi makinerinë që i zuri kokën, detaje tronditëse për vdekjen e 26-vjeçares shqiptare në Itali

by author

Mbrëmjen e të martës së 14 Nëntorit, humbi jetën si pasojë e një aksidenti në punë 26-vjeçarja shqiptare Anila Grishaj

Advertisements

Fillimisht u raportua se diçka duhet të kishte shkuar gabim me makinerinë, e cila aksidentalisht i zuri kokën punëtores së re.

Advertisements

Megjithatë, Prokuroria, pas inspektimit nga Komisioni Hetimor në Treviso, ka nisur hetimet për mundësinë e vrasjes nga pakujdesia, shkruan LaRepubblica.

Aksidenti, thuhet nga burimet hetimore, mund të jetë shkaktuar nga një gabim njerëzor.

Sipas tyre, mekanizmi që shkaktoi traumën fatale është aktivizuar pa dashje nga një koleg i viktimës.

26-vjeçarja shqiptare ishte në një pozicion të rrezikshëm, por me besimin se pajisja ishte çaktivizuar.

Megjithatë, në kuadër të hetimeve, makineria në fjalë është sekuestruar.

Mëngjesin e sotëm, sindikatat organizuan një protestë jashtë uzinës, punonjësit e së cilës nuk kanë asnjë anëtar në sindikatë. Megjithatë, synimi i shoqatave është të kërkojnë një takim për të trajtuar më me kujdes çështjen e sigurisë në punë.

TË NGJASHME