Kush është shqiptari që u gjet i varrosur në Greqi, dyshohet se u arratis nga burgu…

by author

Në shtator të vitit 2022, trupi i një shqiptari u gjet i varrosur në një fushë në Mouriki të Greqisë. Falë analizave të ADN-së, është zbuluar se trupi i përket Ilir Rrasës nga Elbasani.about:blank

Advertisements

Autoritetet greke kanë zbuluar se shqiptari ishte arratisur nga burgu i Patrës pas lejes 6 ditore që kishte marrë në gusht të vitit 2011.

Advertisements

Ai ishte dënuar me 15 vjet e 2 muaj burg dhe 30 mijë euro gjobë, për import-transport dhe mbajtje të lëndëve narkotike në Greqi.

Trupi i tij u gjet i varrosur në një fushë nga punëtorët që po instalonin një tubacion nëntokësor, një kilometër larg fshatit Mouriki në Thebë . Në rrobat e tij, policia gjeti një kartë identiteti shqiptare dhe në këtë mënyrë u konstatua se ai ishte i arratisur nga burgu i Patrës.

Autoritetet policore gjetën vëllain e tij në Athinë dhe i morën material biologjik, me anë të të cilit u zbulua identiteti i shqiptarit. Tani hetuesit po përpiqen të zbulojnë se çfarë ndodhi me shqiptarin dhe se kush e varrosi anës fushës.

TË NGJASHME