Rasti që këtë herë ka trajtuar detektivja e njohur Shkënda Lili në rubrikën “Një Herë Mat”, është i një gruaje, e cila tregon se burri i saj e tradhton.
Advertisements
Sipas saj, ai është ditë-natë jashtë, nuk vjen në shtëpi dhe kur vjen, i thotë që është i lodhur dhe mban erë alkool. Ai rri gjithë kohës duke shkruar në telefon dhe justifikohet para saj se dërgon e-maile pune.
Advertisements
Sipas saj kthimi i bashkëshortit në shtëpi në orën 3 të mëngjesit nuk justifikohet sepse nuk ka asnjë lloj pune që bëhet në atë orë. Ajo ngre pyetjen: Kur punon kaq shumë, ku i çon lekët që fiton? Gruaja tregon se asnjë lekë nuk sjell tek shtëpia.
Sipas raportit treditor që është bërë gjatë investigimit, është zbuluar se burri ka bërë një intenerar nga shtëpia në punë, por ka rezultuar se ai frekuenton kazinotë dhe një klub striptizmi.
Pas investigimit edhe për tre ditë të tjera, burri nuk shihet i shoqëruar me asnjë vajzë. Ai ka vijuar punën e tij si çdo ditë, ku nuk ka munguar sërish as frekuentimi i kazinosë dhe i një klubi striprtist.
Nuk dihet se çfarë ndodh brenda kazinosë dhe klubit të striptizmit sepse investigimi që kryen detektivja është vetëm në ambiente publike dhe jo brenda bizneseve.
Pasi Shkënda Lili së bashku me Ervin Kurtin i treguan gruas se burri i saj nuk është parë me asnjë femër gjatë investigimit që është bërë, përveç frekuentimit në kazino dhe një klubi striptizmi, ajo revoltohet dhe i kërkon llogari pse nuk kanë investiguar brenda klubit striptizmi. Madje ajo ka vënë në dyshim edhe punën që detektivja bën, pasi nuk e beson që burri i saj nuk merret me asnjë femër.
Gruaja: Nuk e gjej dot qetësinë, nuk jam e kënaqur me punën që ke bërë. Filloje nga fillimi.
Shkënda Lili: Puna ime është e kryer.
Gruaja: Do e bësh përsëri, të lutem!
Shkënda Lili: Mos e ngri zërin në zyrë. Halli është zgjidhur, erdhe, kërkove një shërbim, një investigim kundrejt burrit tuaj dhe rezulton që burri juaj nuk ka një femër tjetër. Se do ti të ketë një femër me patjetër, kjo nuk është në dorën tonë. Nuk jemi këtu për t’i gjetur femër bashkëshortit tuaj, jemi këtu për të parë se çfarë bën bashkëshorti juaj dhe për të zbuluar një të vërtetë.
Gruaja: Të lutem bëje dhe një herë.
Shkënda Lili: Puna është e kryer dhe unë nuk e marr përsipër të vazhdoj një investigim tjetër me ju. Më vjen keq sepse nuk kam çfarë të investigoj më.
Gruaja: Unë jam klient i pa kënaqur.
Shkënda Lili: Zonjë unë nuk mund t’i gjej të dashur burrit tuaj.
Gruaja: E ka gjet vetë ai, thjesht ta marrësh vesh kush është.
Shkënda Lili: Puna ime ka mbaruar me sukses, kështu që burrit tuaj kërkoji llogari për pjesën e kazinosë dhe klubit të striptizmit që është frekuentues i rregullt. Mos kërko qiqra në hell sepse bashkëshorti juaj nuk ka një femër.
Gruaja: Investigoje më gjatë.
Shkënda Lili: Unë ty nuk të marr më përsipër.
Gruaja del e inatosur nga zyra dhe e penduar pasi detektivja i kërkon të largohet, pasi nuk kishte më se çfarë të bënte për të, por të sqarohej me burrin e saj.