Rreth dy javë më parë, Luiz Ejlli i vuri flakën “Instagram”-it pasi më në fund profili i tij u verifikua, pra “mori tick-un” blu.
Advertisements
Ndërkohë që u gëzua pafund, mbrëmjen e kaluar Luizi ka ndarë me fanast lajmin se i ka ikur “tick-u” blu.
Advertisements
“Më iku “tick-u” blu, kështu që nuk e di se çfarë po ndodh. Më thanë që ka ikur dhe do kthehet prapë por gjithsesi, Instagrami nuk do të më njohë, rëndësi ka që më njihni ju. Sa herë të më pyesin përse nuk e kam tick-un blu, do vij tek kjo pishina se ka ngjyrën blu dhe e kam edhe tick-un blu kështu që mos u bëni merak”, shprehet Luizi në një video të publikuar mbrëmjen e kaluar në “Instastory”.
Në një tjetër postim, këngëtari i njohur ka shkruar: “Unë përsëri ju uroj të gjithëve një jetë sa më të gjatë që të keni mundësi të shihni suksesin tim. Me “tick” blu pa “tick” blu, me Instagram pa Instagram, këtu më keni”.
Por fansat e Luizit janë të bindur që do e mbështesin artistin, pavarësisht tick-ut, ku disa prej tyre shkruajnë: “Lui të njohim ne, nuk ka problem që nuk të njeh Instagrami”, “Prapë se prapë mbret je”, shkruan një tjetër komentues.
Pavarësisht se faqja e “Instagram”-it të artistit nuk është verifikuar, me bindje mund të themi që Luizi është një ndër personazhet që komentohet pafund në rrjetet sociale.