Kushëriri i Rexh Byberit do të ndërtojë fabrikë bitumi në Tropojë/ Qytetarët në protestë: Policia thotë s’ndërhyjmë dot

by author

Të fortët e të pushtetshmit zaptojnë vendin dhe askush nuk pyet për qytetarët, me këtë moto ecin kryebashkiakët në vendin tonë. Një skandal që zgjatet dhe nuk merr zgjidhje është denoncuar sot në JOQ Albania, nga një qytetarë në Tropojë.

Advertisements

Ai thotë se AVni Byberi, djali i xhaxhait të Rexh Byberit, kryetar i bashkisë Tropojë po kërkon të ndërtojë një fabrikë bitumi në Fierz shumë afër zonave të banimit. Sipas denoncuesit Avni Bybri nuk ka dokumente për ndërtimin e kësaj fabrike dhe asnjë studim që të tregojë dëmet reale që i shkaktohen familjeve që jetojnë aty.

Advertisements

Qytetari thekson se më parë ai e ka pasur këtë fabrikë në një zonë tjetër dhe atje është kundërshtuar nga qytetarët. Madje ka pasur përplasje fizike, por në këto raste policia ka ndenjur duarkryq duke thënë se nuk mund të ndërhyjnë.

“Pershendetje JOQ, po ju shkruaj per nje problem qe kemi ne njesine administrative Fierz ne Tropoj, ku djali i xhaxhit te kryetarit te komunes Tropoj kerkon krijimin e nje fabrike te bitumit ne nje vend te pa pershtatshme. Ky problem ka rreth 1 vit qe vazhdon, zotria kte fabrik me par e ka pas ne nje zon tjeter te Tropojes ku edhe atje ka pas probleme me banoret e asaj zone deri ne perplasje fizike me ta, tani kerkon ta bej tek zona jon.

Ky zotri nuk ka dekumentacionin e nevojshem, leja i esht pezulluar dhe kjo esht konfirmu dhe nga ministraj Kumbaro dhe pavarsisht ksaj zotria me kompanin e tij Byberi SHPK vazhdon punen. Ne lidhje me kte jn organizu disa protesta, kemi pas perplasje fizike me zotrin vazhdimisht tani qe djali i xhaxhait te ti i fitoj perseri zgjedhjet esht kthyer perseri.

Shefi i komisariatit ne Tropoj na ka komunikuar qe un nuk i ndaloj dot pavarsisht qe kta nuk kan asnje lloj dekumentash. Jemi rreth 500 banor aty dhe tgjith jemi kunder, po shpresojm qe kjo pun te zgjidhet sic duhet para se te shkoj me keq se ajo e fabrikes ne Fush Kruj. Avni Byberi, djali i xhaxhit te Rexh Byberit kryetar i bashkise Tropoj”, shkruan qytetari.

Më tuje ai tregon se qytetarët janë ngritur në protestë për të penguar ndërtimin e kësaj fabrike, duke treguar se ajo pengon edhe turistët për shkak se është shumë afër portës hyrëse të Tropojës. Por, policia bashkiake vazhdon të injorojë këtë skandal, sepse bëhet fjala për familjarin e kryebashkiakut. Ndërkohë si pasojë në këtë zonë është bllokuar rruga edhe as turistët nuk po munden të kalojnë dhe prej këtij mëngjesi është krijuar kaos.

“Ësht porta hyrese e tropojes, te gjith turistat kalojn nga kjo rrug qe esht 50metra afer me fabriken, shtepit tona jan po ashtu kaq afer, fabrika ka paisje te vjetra qe zotria i ka pas ne disa vende tjera ne tropoj dhe kudo qe i ka pas banoret jan ngrit ne protest deri sa e kan largu, esht e demshme per shendetin mjedisin i ka tgjitha tkqijat.

kemi nje vit qe e kemi ndalu me forc, zotria qe e ka fabriken nuk sjell asnje lloj dekumentacioni sepse nuk ka, po ju drejtohem ju shpresoj qe ta publikoni qe kjo pun mos te shkoj dhe ma keq se ajo e fabrikes ne Fush Kruj dhe atëherë te kujtohet qeveria”, përfundon ai.

TË NGJASHME