Me miratimin në lexim të dytë në Kuvend, mundësohet rritja e pagës minimale. Nga 130 euro e 170 euro, në 264 euro bruto për të gjithë. Për punëtorët nën 35 vjeç, do të ketë rritje të pagës minimale me 103%, ndërsa për punëtorët deri në 65 vjeç, rritje me 55%.
Advertisements
Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për pagën minimale me 60 vota, një abstenim dhe asnjë votë kundër.
Advertisements
Ligji parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, ose 250 euro neto.
Me 60 vota, me vetëm një abstenim e asnjë kundër, është miratuar Ligji për pagën minimale nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Deri tani, paga minimale në Kosovë është ndarë në dy kategori: 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç. Me miratimin e këtij ligji, kjo do të ndryshojë.
Kujtojmë se ky ligj në të kaluarën ka ngjallur kundërshtime të mëdha nga veteranët e luftës, pensionet e të cilëve nuk janë inkuadruar në këtë ligj.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me miratimin në lexim të dytë të projektligjit për rritjen e pagës minimale, është përmbushur edhe një tjetër zotim tjetër i kësaj qeverie.
Ai tha më tej se për punëtorët nën 35 vjeç, do të ketë rritje të pagës minimale me 103%, ndërsa për punëtorët deri në 65 vjeç, rritja do të jetë 55%. Po ashtu hiqet tatimi në të ardhurat personale, për pagat deri në nivelin e pagës minimale.
“Me miratimin në lexim të dytë në Kuvend, mundësohet rritja e pagës minimale. Nga 130 euro e 170 euro, në 264 euro bruto për të gjithë”.
Nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë, ndërsa nga heqja e shkallës së parë tatimore do të përfitojnë të gjithë punëtorët.
“Punëtorëve po ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson jetë të dinjitetshme. Falënderoj të gjithë deputetët që votuan këtë ligj”.
Projektligji që kaloi në lexim të dytë nuk parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin që marrin veteranët e luftës, ashtu siç ka qenë deri më tani. Kjo nënkupton që veteranët do të vazhdojnë të marrin pension në vlerë prej 170 eurosh. Për këtë gjë, ata kanë protestuar disa herë.
Pas votimit në Kuvend, ushtruesi i detyrës të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka kritikuar këtë vendim të deputetëve.
“Siç po e marr vesh nga mediat, pasi u largua opozita nga salla, në terr, deputetët e këtij pushteti të paskrupullt, e kanë kaluar ligjin për pagën minimale duke i hequr veteranët e luftës së UÇK-së. Ne do të takohemi si organe drejtuese dhe do të vendosim për hapat që do t’i ndërmarrim”.
Në Kosovë, mbi 80 mijë të punësuar në sektorin publik marrin pagë mesatare bruto 604 euro, ndërsa paga mesatare bruto në sektorin privat është 473 euro.