Ky është biznesmeni shqiptar që humbi jetën në Itali(Emri)

by author

Në ditën në vijim do të bëhet dhe autopsia e trupit nga mjeku ligjor për të ndjerin Feti Ismailin, punëtori me origjinë shqiptare i cili humbi jetën tragjikisht mëngjesin e të martës.

Advertisements

61-vjeçari, pronar që nga viti 2002 i një kompanie private ishte brenda një kantieri ndërtimi dhe për arsye që shpresojmë të sqarohen edhe nga autopsia, ai ka rënë papritur nga skelat e katit të katërt, një rënie prej gati 10 metrash e cila shkaktoi vdekjen e tij.

Advertisements

Trupi i tij u gjet nga një grua, punonjëse e supermarketit Despar, në katin përdhes të godinës Turchese. Ishte ajo që kërkoi ndihmë, por përpjekjet për ta ringjallur ishin të kota.

Gruaja tha se dëgjoi zhurma nga skelat sipër dhe më pas pa burrin të rrëzohej. Asnjë britmë apo thirrje për ndihmë. Për aksidentin është hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia dhe është urdhëruar autopsia. Madje, nuk përjashtohet fakti që 61-vjeçari të ketë pësuar ndonjë sëmundje para se të bjerë nga skela.

TË NGJASHME