Disa ditë më parë në qytetin e Vlorë policia zbuloi një rast abuzimi të një 26-vjeçareje, e cila ishte droguar nga 3 persona dhe më pas ata kishin kryer marrëdhënie me forcë me të.
Advertisements
Pas përdhunimit të 26-vjeçares, personat janë larguar duke e lënë vajzën pa ndjenja jashtë një hoteli në Vlorë.
Advertisements
Policia ka manipuluar ngjarje, duke raportuar se ishin 3 përdhunues, duke fshehur njërin prej tyre, djali i Albert Deliaj, pronar i një televizioni në Vlorë, 6 plus 1.
Lidhur me këtë ngjarja gazetarja Afrovita Hysaj, referuar edhe burimeve zbuloi se kishin qenë 4 persona dhe jo 3 që kishin marrë pjesë në këtë ngjarje tronditëse.
Njëri prej tyre ishte i biri i një pronari televizioni në qytetin e Vlorës, Albert Deliaj.
Pas denoncimit të gazetares, babai i një prej të dyshuarve për përdhunimin dhe njëherësh pronari i televizionit, Albert Deliaj, ka kërcënuar gazetaren Afrovita Hysaj.
“Je në gjak me mua”, e ka kërcënuar personi Deliaj gazetaren Hysaj.
Jo vetëm kaq. Por, Deliaj ka përdorur televizionin e tij duke bërë një kronikë skandaloze, të shëmtuar dhe të ndryrë ndaj gazetares në shenjë hakmarrje, sepse zbuloi se i biri i tij ishte pjesë e grupit të përdhujuesve.
Për këtë arsye, policia e Vlorës ka proceduar shtetasin Albert Deliaj, 57 vjeç, për veprën penale “Kanosja”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori dhe u procedua në gjëndje të lirë, për veprën penale “Kanosja”, shtetasi A. D., 57 vjeç, banues në Vlorë pasi:
Shtetasja A. H., 34 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion gazetare, ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, nga ky shtetas, për shkak të një lajmi që ajo ka publikuar, lidhur me rastin e 26-vjeçares nga qyteti i Vlorës, e cila dyshohet se është nxitur të përdorte lëndë narkotike nga disa shtetas, 3 prej të cilëve më pas dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Gjithashtu në vijim të njoftimit të dhënë më datë 22.10.2023, për vënien në pranga të 2 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një shtetasi tjetër, të cilët dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 26-vjeçare, të cilën paraprakisht e kanë nxitur të përdorë lëndë narkotike, sqarojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar hetimet e thelluara për këtë rast.
Në vijim, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”, edhe për shtetasin V. K., 36 vjeç, banues në Vlorë, dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit O. T., A. C. dhe G. M., për të nxitur 26-vjeçaren që të konsumojë lëndë narkotike.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia e Vlorës.
Prapaskena mbështet gazetaren Afrovita Hysaj, raportimin e paanshëm dhe zbulimin e të vërtetës, ndërsa dënon Albert Deliajn dhe përdorimin e televizionit për të mbuluar një krim. Prapaskena