Grupi i drogës që u godit nga Policia e Tiranës gjatë aksionit “Kodra e Diellit 3”, drejtohej nga Herald Rexhepaj 35 vjeç.
Advertisements
Gazetari i Klan News Besar Bajraktari ka siguruar foton e tij, si dhe të disa anëtarëve të tjerë të grupit.
Advertisements
Herald Rexhepi bashkëjetonte me Viola Bendajn 31 vjeç, gjithashtu e arrestuar si pjesë e këtij grupi.
Të arrestuarit e tjerë janë Arolf Harizi 19 vjeç, Arlind Aga 20 vjeç, Xhersildo Arifllari 21 vjeç, Dashamir Shehu 46 vjeç, Indrit Gjoshi 22 vjeç dhe Devis Saliaj 19 vjeç. Ndërsa në kërkim është shpallur 29-vjeçari K.R.
Grupi shiste doza kokaine dhe kanabisi në lokalet e natës dhe vendeve që frekuentohen nga të rinjtë.
Gjatë aksionit u sekuestruan 650 doza kanabis, 150 doza lënde narkotike kokainë, 1 kg lëndë e dyshuar kanabis.
/tvklan.al