La foshnjën e saj në makinë për të bërë pazar, shqiptarja dënohet me 6 muaj burg në Greqi/ Momenti kur del nga Gjykata e përlotur(Video)

by author

Një shqiptare 22-vjeçare, e cila u arrestua dhe u akuzua se la fëmijën e saj katër muajsh në makinë, në parkingun e një dyqani, për të bërë pazar me një shoqe, u dënua me gjashtë muaj burg.

Advertisements

Sipas informacioneve, nëna shqiptare e foshnjës dhe shoqja e saj 27-vjeçare, e cila ishte drejtuesja e mjetit, e kishin lënë të miturën në makinë me dritaren gjysmë të hapur poshtë, për të bërë pazar në një dyqan në zonën e Pylaia. Një kalimtar ka vënë re praninë e foshnjës në makinën e parkuar në parkingun e qendrës tregtare dhe ka njoftuar Policinë.

Advertisements

Siç ka dëshmuar personi që njoftoi Policinë, foshnja ishte mbyllur në makinë dhe flinte në ndenjësen e fëmijës, ndaj ajo mendoi se kishte ndërruar jetë dhe u thirr një ambulancë. Në momentin që nëna e tij shkoi në makinë, foshnja ishte zgjuar dhe po qante pa pushim.

Pasi u dënua, 22-vjeçarja e përlotur tha se që në momentin e parë ka kërkuar falje për gabimin që kam bërë me fëmijën tim dhe ka pohuar se nuk kishte ku ta linte.

“Nuk kisha ku ta lija dhe e mora me vete sepse im shoq ishte në punë. Nuk e mora me vete sepse ajo po flinte. E zuri gjumi teksa unë po e ushqeja,”- tha në gjykatë 22-vjeçarja, e cila pohon se e la fëmijën vetëm për gjysmë ore.

22-vjeçarja është nënë e tre fëmijëve dhe ka deklaruar se i vjen thellësisht keq për atë që ka ndodhur, ndërsa po largohej nga gjykata sytë i kishte të përlotur. Drejtuesja e makinës 27-vjeçare, është lënë e lirë me urdhër verbal të prokurorit.

TË NGJASHME