Fero ka lënë përfundimisht muzikën dhe i është përkushtuar fesë islame. Këtë e bëri të ditur vetë reperi dje përmes një shkrimi të gjatë në Instagram duke kërkuar falje për këngët dhe tekstet që ka bërë.
Advertisements
1 ditë pas deklaratës së tij, Fero ka treguar se i ka ndodhur një e papritur pasi gjysmë milioni njerëzi kanë parë postimin në InstaStory. Mesa duket publikut i është shtuar kurioziteti për jetën e reperit pasi edhe numri i tij i ndjekësve në Instagram është rritur.
Advertisements
La përfundimisht muzikën dhe iu përkushtua fesë, Feros i
Deklarata e Feros: Përshëndetje miq, deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time, të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e çartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time.
Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar
Dhe çdo tekst që e kam shkruar, pastaj i kërkoj falje familjes time dhe gjithëkujt që i kam bë padrejtësi, ju kërkoj që t’ma bëni hallall.
Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t’i fshin ato këngë ose mos t’i dëgjon asniher, le të largohet nga kjo gjë e kotë.
Secili njeri është i lirë të zgjedh mënyrën se si ta jeton jetën e tij.
Gjithashtu ju thërras të gjithë juve që të falni namazin ndiqni shembullin tim të udhëzimit dhe të largoni nga shembulli i devijimit
E di se do të ketë njerëz që do t’më paragjykojnë, do të thonë se a e dini se çfarë mëkate ke bë etj etj mirëpo mua më mjafton fjala e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “O robërit e Mi, ju që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet.”
Ez Zumer 53.
Me respekt Feronit Shabani.