Lajm i dhimbshëm! Ndahet nga jeta legjenda e televizionit

by author

Jerry Springer, moderatori i njohur, ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Springer vdiq paqësisht të enjten në shtëpinë e tij në Çikago, konfirmuan publicistët e tij për BBC News. Sipas mediave, ylli legjendar i televizionit, u diagnostikua me kancer disa muaj më parë dhe gjendja e tij u përkeqësua papritur këtë javë.

Advertisements

Jerry drejtoi emisionin e suksesshëm “The Jerry Springer Show” për 27 vjet. Përpara se të ishte pjesë e ekranit, ai ishte një politikan që drejtoi një fushatë për Kongresin Amerikan në vitin 1970, u zgjodh në Këshillin Bashkiak të Cincinnatit në vitin 1971 dhe u bë kryebashkiak i qytetit në 1977. Por, Springer u bë një sensacion ndërkombëtar me shfaqjen e tij që debutoi në vitin 1991.

Advertisements

Shfaqja e Jerry-t ishte aq e popullarizuar në fund të viteve ’90, madje arriti në krye të Oprah Winfrey-t në disa qytete.

Ai bëri një seri tjetër në televizion, me shfaqjen e tij “Judge Jerry”, i cili u shfaq për 3 sezone. Dalja e fundit televizive e Jerry erdhi sezonin e kaluar në “The Masked Singer” ku performoi si “The Beetle”, duke kënduar një klasik të Frank Sinatra.

TË NGJASHME