Lajm i madh! Greqia lutet për punëtorë, 50 mijë vende të lira!

by author

Mund të duket paradoksale por është e vërtetë, grekët refuzojnë të punojnë në sektorin e hotelerisë dhe shërbimit dukë e vënë seriozisht në rrezik këtë sektor, mjaft të rëndësishëm për ekonominë greke.

Advertisements

Në Greqi ka 50 mijë vende të lira pune, të cilat vazhdojnë të mbeten bosh, pavarësisht kërkesës së madhe në treg, sipas shefit ekzekutiv të hotelerisë në Greqi, Andreas Andreadis.

Advertisements

Nëpërmjet një postimi në Tëitter Andreas Andreadis shkruan se pavarësisht rrogave të larta që ofrohen, grekët refuzojnë të punojnë në këto sektore, e si rrjedhojë 50 mijë vende pune vazhdojnë të mbeten bosh.

Ai i bën thirrje qeverisë greke të gjejë zgjidhje urgjentisht, pasi sipas tij turizmi cilësor po vihet në rrezik.“Në të vërtetë, ka një mungesë të madhe të ofertës së punës me paga dukshëm më të larta.

Problemet më të mëdha janë te (kuzhina dhe shërbimi) me mbi 50.000 vende te pambuluara. Duhen zgjidhje tani, turizmi ynë cilësor është në rrezik”, shkruan Andreadis në Tëitter.

Kjo mund të jetë dhe një mundësi shumë e mirë për shqiptarët që shkojnë punojnë me sezonë në Greqi, pasi zakonisht pagat në këtë sektor janë goxha të mira.

TË NGJASHME