Ditën e sotme është shpallur fituesi i projektit për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë, e cila parashikohet të ketë një kosto 700 milionë euro dhe do të financohet nga buxhetet e dy shteteve Shqipëri-Kosovë.
Advertisements
Tenderi i shpallur dhe anuluar më parë u rihap në korrik dhe u mbyll në fund të gushtit, ndërsa sot u njoftua se fitues mes pesë ofertave që u dorëzuan është bashkimi dy operatorëve “ILF Consulting Engineers Austria GmbH” – ABKONS SH.P.K. që ofruan 168.9 milionë lekë nga 200 milionë lekë që ishte tavani për të realizuar projektin e shumëpritur që do të lidhë dy vendet me linjë hekurudhore.
Advertisements
Kompania do të kenë afat 14 muaj për të bërë studimin e fizibilitetit dhe për të ndërtuar projekt idenë e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Me pak fjalë në 2025-ën projekti do të jetë gati për të nisur më pas punën në terren.
Bashkimi i operatorëve që fitoi ishte skualifikuar herën e parë nga autoriteti kontraktor, por pas ankimimit Komisioni i Prokurimeve Publike në Prill vendosi rihapjen e garës dhe në fund arritën që të fitonin.