Modelja e njohur në rrjet, Yuriby Gomez, ka humbur jetën nga një sëmundje e mistershme pak pasi u shtrua në spital. Mediat e huaja shkruajnë se 23-vjeçarja kishte kaluar disa ditë në kujdes intensiv në spitalin e San Juan de Dios, por ndërroi jetë të mërkurën teksa doktorët nuk mund të trajtonin gjendjen e saj.
Advertisements
Në rrjet janë bërë homazhe të shumta për vdekjen tragjike të modeles së re nga Guatemala, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është publikuar ende.
Advertisements
Ndërkohë ditët e fundit, familjarët e tronditur të 23-vjeçares kishin bërë thirrje për dhurim gjaku, duke shtuar se ajo kishte vuajtur nga “probleme shëndetësore” të padiagnostikuara.
Yuriby kishte më shumë se 100,000 ndjekës në rrjetet sociale, “Instagram” dhe “TikTok”, ku promovonte idetë e saj të modës dhe stile të bukurisë. E reja promovonte gjithashtu sallonin e bukurisë së tezes së saj Keigi, dhe disa marka veshjesh.
Yuriby ishte mbesa e modeles së njohur, Kimberly Flores, e cila ka më shumë se 2.5milionë ndjekës në “Instagram”. Kjo e fundit bëri homazhe emocionale ku tregonte dhimbjen “e papërshkrueshme” pas humbjes së mbesës.
“Ne ishim gjithmonë në një rrahje, ti kishe kaq shumë ëndrra e dashur, ike kaq shpejt”, shkruante tezja.
Gruaja shpërndau gjithashtu foto nga dasma e saj ku shihej Yuriby që e shoqëronte drejt altarit.
“Katër vjet më parë ishte dita më e lumtur e jetës time, ndërsa tani është më e trishta”, ka shtuar ajo.