Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta moderatori i njohur (EMRI)

by author

Jerry Springer, i njohur më së shumti për emisionet e tij të televizive, ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Prezantuesi kontrovers i cili drejtoi The Jerry Springer Show për gati tre dekada nga viti 1991 vdiq paqësisht këtë të enjten në shtëpinë e tij në Çikago.

Advertisements

Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është zbuluar, familja e Jerry tha se ai u diagnostikua me kancer disa muaj më parë, me shëndetin e tij fatkeqësisht duke u përkeqësuar këtë javë.

Advertisements

Në një deklaratë, Jene Galvin, një mike e Springer dhe zëdhënëse e familjes, e përshkroi atë si “të pazëvendësueshëm”.

“Aftësia e Jerry-t për t’u lidhur me njerëzit ishte qendra e suksesit të tij, në gjithçka që ai u përpoq të bënte, qoftë kjo politikë, transmetim apo thjesht shaka me njerëzit në rrugë që donin një foto apo një fjalë,” -tha ajo.

Përpara karrierës së tij të transmetimit, e cila përfshinte role si reporter dhe komentues politik, Springer ishte kryebashkiak i Cincinnati dhe këshilltar i fushatës politike të Robert F Kennedy.

Shfaqja e bisedave të Springer-it u bë një simbol i televizionit me zënkat e tij në ajër, sharjet dhe zbulimet e tradhtisë.

Tetorin e kaluar, Springer luajti në versionin amerikan të The Masked Singer një nga paraqitjet e tij të fundit televizive.

TË NGJASHME