Lajm i zi për botën e artit! Ndahet nga jeta aktori me famë botërore

by author

Aktori francezo-amerikan, Robert Clary ka vdekur në moshën 96 vjeçare. Clary, i cili luajti rolin e nëntetarit Louis LeBeau në serialin televiziv “Heroes Hogan”, vdiq të mërkurën në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. Lajmin e trishtë e konfirmoi mbesa e tij, Kim ëright për The Hollyëood Reporter.

Advertisements

Lajm i zi për botën e artit! Ndahet nga jeta aktori me famë

Advertisements

Clary ishte më i njohur për rolin e tij në serialin Hogan’s Heroes të Luftës së Dytë Botërore, i cili u transmetua në CBS nga shtatori 1965 deri në prill 1971. Clary, një i mbijetuar i Holokaustit, ishte anëtari i fundit i gjallë i kastit origjinal të shfaqjes. Kur ai ishte adoleshent, Clary dhe familja e tij u dërguan në Aushvic.

Prindërit e tij u vranë në një dhomë gazi në ditën e mbërritjes së tyre ndërsa Clary u mbajt rob për 31 muaj në kampin nazist. Clary priti gati katër dekada për të folur publikisht për përvojën e tij të Holokaustit. Në librin e kujtimeve të vitit 2001, “From the Holocaust to Hogan’s Heroes”, ai tregoi se si seriali e ndihmoi atë të fliste për atë që përjetoi në kamp.

TË NGJASHME