Fshati Roseto Valfortore, në provincën e Foggia, është një nga më të bukurit në Itali por pavarësisht kësaj, në dekadat e fundit ai ka pësuar një shpopullim gradual.
Advertisements
Bashkia Roseto Valfortore ka ofruar një kontribut ekonomik prej 5000 euro për ata që vendosin të shpërngulen në zonën piktoreske.
Advertisements
Roseto Valfortore sot ka një popullsi prej pak më shumë se 1000 banorë.
Me kalimin e kohës ai ka pësuar një humbje graduale dhe iniciativa e bashkisë ka si qëllim që të inkurajojë si familjet ashtu edhe biznesit që ta ripopullojnë fshatin, raportojnë mediat në vend.
Për të nxitur ardhjet, Bashkia ka akorduar 50 mijë euro të cilat do t’u shpërndahen atyre që vendosin të shpërngulen në fshatin e vogël ose me punë ose me një vendbanim të ri.
Si mund të përfitohen 5 000 euro?
Kushdo që dëshiron të kalojë në Roseto Valfortore mund të përfitojë nga kontributi prej 5000 eurosh.
Qyteti i vogël në provincën e Foggia ofron mundësinë për të aplikuar deri më 22 shkurt 2022.
Fondet do të shpërndahen sipas rendit kronologjik të paraqitjes së aplikimit.
Mund të aplikojnë si ata që dëshirojnë të shpërngulen në fshat por edhe ata që duan të hapin një biznes.
Bashkia do t’u japë përparësi familjeve në të cilat të paktën njëri prej anëtarëve është shtetas Rosetan.
Kontributi ekonomik i njëhershëm dhe i pakthyeshëm synon rinovimin ose blerjen e një shtëpie. Për bizneset, 5000 euro do të jepen për të nisur biznesin.
Njoftimet janë të disponueshme në faqen e internetit të Bashkisë.