Lajmi që e keni pritur me padurim: Vera vjen javën tjetër, por përsëri me të papritura

by author

Shira të shumta ranë këtë pranverë duke bërë që dielli të mungojë jashtëzakonisht shumë. Përpos vranësirave të dendura edhe temperaturat ishin të ulëta pak nën vlerat mesatare për këtë periudhë kohore.

Advertisements

Mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe këtë javë, me reshje të shpeshta, vranësira të dendura dhe temperatura të ulëta për këtë periudhë kohore.

Advertisements

Siç e vërejtëm pak ditë më parë një sinjal për përmirësimin e motit nga java tjetër tani pothuajse po konfirmohet. Një masë ajrore më stabile anticiklonike do të zhvendoset në rajonin tonë pas javëve dhe muajve të dominimit ciklonik.

Në viset bregdetare pritet verë e vërtetë me shumë diell dhe pa vranësira, ndërsa në viset kontinentale moti do të përmirësohet më gradualisht duke filluar nga e diela.

Lajmi tjetër i mirë është se modelet kanë zvogëluar sasinë e reshjeve për këto ditë, ngase ishin parashikuar sasi ekstreme për shumë vise të Republikës së Kosovës. Sidoqoftë, reshje do të kemi, madje të dendura dhe ende me potencial për të shkaktuar probleme, por dukshëm më pak se që paralajmëronin modelet më parë.

Ky lajm vlenë për javën tjetër prandaj mos e ngatërroni. Deri javën tjetër na pret mot që nganjëherë do të ketë karakteristikat e vjeshtës. Javën tjetër më në fund do të shijojmë momente vere, prandaj shfrytëzojeni ngase nuk dihet se sa do të zgjasë./METEOBALLKAN

TË NGJASHME