Leku bëhet “mbret”, zhyten monedhat e huaja

by author

Leku nuk njeh limite. Edhe ditën e sotme ka “zhytur” monedhat e huaja. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, euro dhe dollari u zhvlerësuan përkatësisht me 1.10 lekë dhe 0.62 lekë krahasuar me një ditë më parë. Euro ka prekur një tjetër nivel të ulët duke shkuar drejt pikiatës së pësoi gjatë sezonit turistik në verë.

Advertisements

Një euro sot këmbehet me 103.20 lekë, dollari me 94.71 lekë, paundi me 118.59 lekë dhe franga me 107.13 lekë. Banka e Shqipërisë, bën të ditur se këmbimi valutor luhatet brenda intervaleve të pritshmërisë dhe reflekton kërkesë ofertën e tregjeve.

Advertisements

TË NGJASHME