Lëkundjet zgjatën rreth një minutë, tërmeti 6.2 Rihter godet këtë vend

by author

Një tërmet me magnitudë 6.2 Rihter u regjistrua mëngjesin e sotëm në Filipine , sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS),

Advertisements

me autoritetet lokale që paralajmërojnë se si pasojë e pasgoditjeve të vazhdueshme , rrezik për shembje dhe dëmtim të banesave.

Advertisements

Epiqendra e tërmetit është regjistruar pranë qytetit Calatangan, provinca Batangas, jo shumë larg kryeqytetit Manila.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme të rënda materiale. Por agjencitë e reagimit ndaj fatkeqësive janë ende në procesimin e vlerësimit të situates.

Ronald Torres, oficer i ndihmës për fatkeqësitë në Calatangan, tha se tërmeti zgjati nga 30 sekonda në 1 minutë.

Është ndjerë veçanërisht në kryeqytet, ku banorët kanë dalë me nxitim nga ndërtesat.

Tërmetet ndodhin pothuajse çdo ditë në Filipine, një arkipelag i vendosur në “unazën e zjarrit” të Oqeanit Paqësor, një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe vullkanik./albeu.com/

TË NGJASHME