Lindi dhe braktisi foshnjën, flet e penduar 30-vjeçarja: Të dashurin e njoha në rrjetet sociale, nuk e donte fëmijën

by author

Një ngjarje e rëndë tronditi disa ditë më parë opinionin publik.

Advertisements

Një foshnjë u gjet e braktisur në garazhin e një pallati në Yzberisht. Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, një ditë më vonë, foshnja ndërroi jetë.

Advertisements

Ndërkohë, nëna 30-vjeçare, e cila e braktisi u arrestua dhe më pas u la e lirë.

Ajo ka folur për emisionin “Me zemër të hapur” dhe ka treguar arsyet pse e braktisi foshnjën.

Ajo tha se fëmija nuk ishte pranuar nga i dashuri i saj, të cilin e kishte njohur në rrjetet sociale. Ajo shtoi se është penduar që e braktisi foshnjën.

“Pata një lidhje me dikë. Se kuptova se isha shtatzënë. Ia thash, nuk e pranonte.”

Kush ishte ky person? Ku e ke takuar?

“Në Korçë e kam takuar.”

Ku keni qëndruar atje?

“Kam njerëzit e mi.”

Ku jeni njohur?

Në rrjetet sociale.

Sa vjeç është?

Nja 32 e ça.

Sa kohë keni komunikuar?

Edhe kohet e fundit kemi komunikuar.

Sa kohë kishit që konsumonit lidhjen?

Kishim një vit gati.

Kishe pyetur për jetën e këtij personi?

E dija që jetonte me prindërit. Një vëlla e kishte jashtë.

Kishte pasur një lidhje tjetër më parë?

Po ka pasur lidhje të tjera. Por ishte vetëm kur u njohëm.

Ju pretendonit të kishit një jetë së bashku?

Në fillim ishte serioze, por kohët e fundit nuk ishte.

Çfarë ndodhi mes jush?

“Keqkuptime, gjëra pa vlerë, llogari shumë, kërcënime. Unë i thash kur e kuptova se ashtu….se mbante përgjegjësinë. Isha tre muajshe kur ia thashë. Mami e mori vesh një javët e fundit. Kisha frikë.”/Albeu.com

TË NGJASHME