Luhatjet e kursit valutor, ish-ministri Financave jep lajmin e mirë: Edhe pse me hapa të vegjël, euro do të pësojë…

by author

Luhatjet e kursit valutor, ish-ministri Financave jep lajmin e mirë: Edhe
Ish-ministri i Financave Arben Malaj në një intervistë televizive komentoi situatën ekonomike në vend pas zhvillimeve të fundit.

Advertisements

Malaj komentoi luhatjet jo normale të këmbimit valutor përgjatë muajve të verës, duke thënë se një rritje e euros pritej pas periudhës së gjatë të humbjes së vlerës.

Advertisements

Sipas tij rritja e turizmit, remitancave dhe investimeve të huaja janë tri nga faktorët që kanë ndikuar më shumë në vlerësimin e lekut ndaj monedhës evropiane.

Ai shtoi se euro po rritet sepse nuk ka të njëjtin fluks shpenzimi në euro si më parë dhe se do ketë sërish rritje, por me hapa të vogla.

Sa i përket koncesioneve, Malaj u shpreh se institucionet ndërkombëtare financiare si Banka Botërore kanë thënë se Shqipëria nuk ka kapacitetet ligjore për të formuluar kontrata ku mbrohet taksapaguesi dhe konsumatori.
Shpresat ishin shuar për ndërhyrjen e qeverisë, por pritej një rritje e euros. Periudha e humbjeve megjithatë ka qenë shumë e zgjatur për tregtarët. Ajo që uli çmimin e euros ishte oferta e madhe në Shqipëri. Rritja e turizmit, remitancave dhe investimet e huaja janë tri faktorë. Megjithatë duket se ka edhe faktorë të tjerë informalë. Fuqizimi i lekut ndaj euros ishte i pamundur në këto nivele.

Humbësit më të mëdhenj kanë qenë eksportuesit shqiptarë dhe ata që kanë kredi në lek. E njëjta ndodh me ata që kanë paga në euro, por shpenzime në lekë. Këto grupe duhet të orientohen si të menaxhojnë paratë në raste të tilla. Këshilla që jap është të mos veprojnë në panik. Kur shohin ulje të euros nuk duhet ta shesin nga frika, pasi kjo rrit ofertën dhe e ul edhe më shumë çmimin.

TË NGJASHME