Luizit nuk i del e keqja me ish-banoren e BB VIP: Është antipatike, edhe po të ishte përballë një lideri botëror…(Video)

by author

Pyetja e radhës e cila krijoi diskutim mes banorëve, ishte se cilin person nuk pëlqejnë ata.

Advertisements

Luiz Ejlli sapo lexoi pyetjen tha se ai nuk e pëlqen fare Tea Trifonin, ish-banoren e këtij edicioni, me argumentin se i duket antipatike. Së fundmi këngëtari ka thënë shpesh se nuk i pëlqen dhe madje nuk do ta ftojë në dasmën e tij me Kiara Titon.

Advertisements

Krist Aliaj i tha atij që pyetja është më e gjerë se kaq dhe ka të bëjë edhe me personat kudo në botë, duke marrë shembullin e një lideri.

Ai tha se nëse do e vinte Tean përballë një lideri botëror, sërish do zgjidhte Tean.

Efi Dhedhes nga ana tjetër, veçoi Olta Gixharin, ndërsa Dea Mishel tha se ajo nuk e pëlqen si njeri një vajzë që dikur e patur shumë shoqe, pasi ndryshe hiqej dhe ndryshe ishte.

Kristi duke folur me batuta, i tha Deas se shoqja e saj është si Luizi. Ky i fundit nuk e mori si batutë komentin e Kristit dhe i tha atij se nuk ka bërë ndonjë gjë, që ta bëjë këtë lloj krahasimi.

TË NGJASHME