Makina “fluturon” jashtë rruge, transportohet te Trauma drejtuesi i mjetit

by author

Një aksident automobolistik ka ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Gramsh-Moglicë, ku një automjet ka dalë nga rruga. Për pasojë ka mbetur i plagosur vetë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi D. K., i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Dyshohet se shkak për daljen e mjetit nga rruga është bërë humbja e kontrollit të automjetit nga drejtuesi.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

“Sot në aksin rrugor Gramsh-Moglicë, shtetasi D. K., 30 vjeç, banues në fshatin Nartë, Gramsh, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi D. K., i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

TË NGJASHME