Makineria e rëndë i ra në kokë, kjo është 26-vjeçarja shqiptare që vdiq tragjikisht në Itali

by author

Anila Grishaj është e reja shqiptare, e cila humbi jetën tragjikisht në Itali pasi një makineri e rëndë paketimi e goditi në kokë teksa po punonte.

Advertisements

Mediat italiane kanë publikuar edhe foton e viktimës, ndërsa thonë se ngjarja ndodhi në kompaninë që merret me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira, në provincën e Trevisos.

Advertisements

Sipas një hetimeve paraprake, makineria e paketimit ishte blerë së fundmi nga kompania ku viktima ishte nëndrejtoreshë.

Ndërkohë raportohet se ka pasur tensione jashtë portave të kompanisë mes të afërmve të vajzës së vdekur shqiptare dhe policisë.

Babai i saj ka shkelmuar hekurat, ndërsa kanë hedhur akuza se janë njoftuar shumë orë me vonesë për ngjarjen tragjike.

TË NGJASHME