“Mallkimi” godet sërish familjen Sakaj në Suk, pas vd ekjes së dy anëtarëve, humb djali tjetër. Policia e gjen pas 5 ditësh

by author

Gjendet 32-vjeçari Ferit Sakaj në Fier. Policia e Shtetit ka gjetur të riun, i cili ishte zhdukur prej 5 ditësh dhe ishte denoncuar nga e ëma e tij. Ajo shkoi në Policinë e Roskovecit, ku edhe pohoi se djali ishte larguar duke i thënë se do shkonte tek e motra në Fier, pasi ajo ka një vajzë të martuar në qytet.

Advertisements

Pasi doli nga shtëpia, Sakaj nuk u kthye më, duke u zhdukur për 5 ditë.

Advertisements

Por u gjet nga Policia. Familja Sakaj ka humbur edhe kryefamiljarin disa vite më parë, pasi ndërroi jetë duke shkuar në lumin e Semanit, ndërsa vëllai i 32-vjeçarit, Ergis Sakaj, po ashtu u mbyt në lumë në muajin gusht të vitit 2022.

NJOFTIMI I PLOTË:

Fier / Në datë 05.01.2023, në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasja Z. S., 51 vjeçe, banuese në Suk 1, Roskovec, ka kallëzuar se djali i saj, 32 vjeç, është larguar nga banesa në datë 02.01.2023 dhe nuk është kthyer më.

Punohet për gjetjen e tij. Materialet do i kalojnë Prokuorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

TË NGJASHME