Mamaja i la amanet pasurinë e saj fëmijëve të saj, por shërbëtorja në Tiranë i bën të paimagjinueshmen

by author

Gjatë viteve të fundit të jetës L., sa herë i takonte vajzat, dhëndurët nipat dhe mbesat, iu thoshte vetëm një ama net. “Kur të vd s, mbasi të mbushen 40 ditë, do hapni sirtarin dhe aty janë kursimet e jetës sime. I keni në zarfe, ndajini në mënyrë të barabartë dhe pa sherre”.

Advertisements

E moshuara nuk ka pasur asnjëherë besim tek bankat – shkruhet në proces-verbalët e Policisë së Tiranës, të siguruara nga GazetaSi.al, ndaj çdo monedhë, e ruante në banesë dhe kur bëheshin shumë, i kërkonte ndihmë fëmijëve që jetonin të ndarë prej saj, që t’ia konvertonin në euro.

Advertisements

Por amaneti i saj, është marr nga shërbëtorja e shtëpisë, që ishte punësuar nga vajzat dhe se ata kane pare se sirtari ishte bosh.

Vajza thote se:“Për arsye se nëna ishte me skl rozë dhe që së fundmi edhe unë doja të kontrolloja punën e shërbyeses, kisha vendosur kamera sigurie në banesë. Dua të them se kamerat ç’aktivizoheshin nga A.XH., shërbëtore në shtëpinë tonë.

Ne e vërejtëm këtë gjë dhe nuk i thamë gjë zonjës, por bëmë një modifikim tek priza e kamerës që ajo të ishte aktive. Nëpërmjet tyre, ne pamë veprimet e saj se çfarë kishte bërë ditët e fundit”.

Shërbëtorja shfaqet në kamera kur kontrollon çantat, sirtarët dhe një komodinë.

“Në datën 16 prill, kamera e sigurisë fikson veprimet e punonjëses A.XH., e cila me një th kë me vete, hap një sirtar të mbyllur me çelës. Nga pamjet, duket që A.XH., merr zarfe në duar”, – vijon vajza e të moshuarës.

Kjo e fundit, i thotë sipas burimeve të sigurta të GazetaSi.al, se pasi ka këqyrur këtë veprim në kamera, ka njoftuar të gjithë pasardhësit e tjerë. Dy dhëndurët, mësohet se menjëherë janë nisur për në banesën e shërbëtores.

“I treguam pamjet filmike dhe shërbëtorja që ishte bashkë me të shoqin, u ngrit, hapi dollapin dhe na ktheu në zarfe paratë e nënës. Ishin në vlerën e 49 mijë e 500 eurove, ashtu siç i kishte lënë nëna në tre zarfe. Ishin nga 10 mijë euro dhe 19 mijë euro në portofol”, – shprehen për policinë pasardhësit.

TË NGJASHME