“Mami të dua, do të vdesim”, fjalët prekëse të 28-vjeçares që u dogj në klubin e natës në Spanjë

by author

Tronditëse janë historitë njerëzore që dalin në dritë pas tragjedisë që ndodhi në orët e para të së dielës në Murcia të Spanjës pas një zjarri që shpërtheu në një klub nate.

Advertisements

“Mami, të dua, do të vdesim”, është mesazhi i marrë nga nëna e një vajze 28-vjeçare që ndodhej në qendër me partnerin dhe miqtë e saj nga qyteti i afërt i Caravaca de la Cruz, raportohet nga mediat vendase. Siç thekson raporti, është ende e paqartë nëse kjo vajzë ka shpëtuar.

Advertisements

Të paktën 13 persona kanë vdekur, thanë shërbimet e urgjencës, duke shtuar se ekipet e shpëtimit ishin ende në kërkim të personave të zhdukur pas zjarrit.

“Filloi të binte alarmi dhe të gjitha dritat u fikën dhe njerëzit bërtisnin se kishte një zjarr,” tha një i mbijetuar, i cili nuk dha emrin e tij.

“Pesë anëtarë të familjes sime dhe dy miq janë të zhdukur”.

Sipas mediave spanjolle, disa nga të vdekurit ishin nga një grup që festonte një ditëlindje.

Diego Serral, i Policisë Kombëtare të Spanjës, u tha gazetarëve se të vdekurit ndodheshin në klubin e natës Fonda Milagros, një nga tre klubet fqinje që pësuan më shumë dëme nga zjarri, duke përfshirë shembjen e çatisë së tij, shtoi ai.

Lexo edhe: “Pesë anëtarë të një familjeje janë zhdukur”, tragjedia në klubin e natës, 13 të vdekur nga zjarri (VIDEO)

Shembja po ndërlikon përpjekjet për gjetjen e viktimave dhe është e vështirë të përcaktohet saktësisht se ku filloi zjarri, tha ai. Hetuesit e policisë nuk kanë mundur ende të hyjnë në vend për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut të shembjes.

Identifikimi i trupave do të marrë kohë, tha Sheral. Sipas shërbimeve të urgjencës, numri i të vdekurve, i cili po rritet vazhdimisht, ka shkuar në 13. Shkaku i zjarrit po hetohet.

Më herët, kryebashkiaku i Murcias, Jose Bayesta, u tha gazetarëve se shtatë trupa ishin gjetur në të njëjtin vend në katin e parë, ku zjarri shpërtheu rreth orës 6:00 të mëngjesit.

Një zëdhënëse e klubit të natës Teatre, Maria Dolores Albeyan, u tha gazetarëve se zjarri shpërtheu në klubin fqinj Fonda Milagros, përpara se të përhapej në dy klubet e tjera ngjitur.

Bayesta shpalli tre ditë zie. Flamuri po valëvitet në gjysmështizë jashtë bashkisë së Murcias. Katër persona janë dërguar në spital me probleme në frymëmarrje për shkak të thithjes së tymit.

TË NGJASHME