Falë marrëveshjes me Italinë, çdo shtetas shqiptar që ka punuar në Itali, do të marrë pension edhe në Shqipëri. Astrit Hado, Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Advertisements
Se marrëveshja reciproke bashkon vitet e kontributeve në të dy vendet dhe qytetari merr dy pensione të ndryshme në të dyja shtetet.
Advertisements
Është parashikuar bashkimi i periudhave kontributeve që do të thotë, vetëm për të plotësuar kriteret ligjore, ne kemi 15 vjet sigurime dhe Italia ka 20 vjet sigurim.
Do të konsiderohen periudhat kontributeve të realizuara në Itali njëlloj sikur janë bërë në Shqipëri, që do të thotë vetëm për të kualifikuar. Ne do ja paguajmë llogarinë e vet, italian që është homoologu do i paguajë në llogarinë e vetë. Do marrin dy pensione.
Por a ka marrëveshja fuqi paravepruese? Çfarë ndodh me një shtetas shqiptar i cili ka punuar 10 vite ne Itali dhe 10 vite në Shqipëri, duke mos i plotësuar vitet e punës për daljen në pension në asnjë prej shteteve.