Emisioni “Fiks Fare” trajtoi për të disatën herë rastin e një hoxhe që me anë të çajrave të heq magjinë, madje të përshkruan edhe ilaçe për ankthin.
Advertisements
Pas nuk mbeten as fallxhoret që lexojnë letrat për të ardhmen e me anë të tyre të gjejnë edhe se çfarë sëmundje ke. Ndonëse jetojmë në shekullin e 21 ende ka njerëz që besojnë në këto gjëra.
Advertisements
Fiksi udhëtoi drejt Pogradecit për të takuar një hoxhë i cili heq magjitë me çajra dhe shet ilaçe për ankthin.
Bashkëpunëtorja e Fiksit kërkon nga hoxha që t’i heqë magjinë asaj dhe familjes së saj pasi mendojnë që komshinjtë ju kanë bërë magji.
Ai si fillim ngrihet dhe ndez një qiri dhe fillon ta pyes për situatën dhe se si ka nisur konflikti. Pasi bashkëpunëtorja i tregon situatën ai fillon të flasi nën zë dhe fillon të rrotullojë duart në ajër. Ai i drejtohet asaj se ky nuk është problemi i vetëm që kanë, por keni dhe shqetësime të tjera.
Bashkëpunëtorja e Fiksit bisedon me hoxhën i cili të bën vizita për të kuptuar dhimbjen me duar në stomak. Ai i thotë se e sheh nga vizita me duar në stomak se ka stres dhe ankth.
Dhe për këtë i jep një ilaç i cili quhej Propolis dhe kishte 80 kapsula, i cili kushtonte 5000 lekë. Ky ilaç do e ndihmonte për të kaluar ankthin pasi ai ka veti që të shërojë ankthin, stresin dhe depresionin.
Gjithashtu i jep 3 kuti çaj Sidri, ku një pako kushtonte 1000 lekë, të cilin duhet ta pinte e gjithë familja për heqjen e magjisë.
Vizita tek ky hoxhë kushtonte 1000 lekë, plus me çajrat dhe propolisin e gjitha shkoi 9000 lekë. Fiksi nuk e la me kaq, por shkoi edhe në disa fallxhore që lexojnë letrat tarot.
Fallxhorja parashikon për bashkëpunëtoren e Fiksit që shumë shpejt do të gjejë fatin e jetës sepse e sheh tek letrat që i ka hapur.
Sipas asaj kjo do të ndodhte brenda 8 muajsh ose 8 javësh. Përveç se fallxhore ajo mund të zbulonte dhe se çfarë shqetësimi shëndetësore kanë klientët e saj. Sipas letrave tarot ajo i thotë se ka problem me shtyllën kurrizore dhe teroidet.
Pas takimit me fallxhoren e parë Fiksi shkon tek një fallxhore tjetër që parashikon fatin me letrat tarot sikurse fallxhorja e parë.
Bashkëpunëtorja e Fiksit i shpreh fallxhores se ka frikë se mos dikush i ka bërë magji. Ajo kërkon që fallxhorja të zbulojë nëse ajo ka magji dhe se si mund ta heq.
Fallxhorja i thotë se nuk shikon që të ketë magji, por shikon që e ka kapur syri keq. Që bashkëpunëtorja e Fiksit të largojë syrin e keq, sipas parashikueses së fatit ajo duhet të merrte një vezë ta rrotullonte rreth vetes dhe ta hedh në një gotë ujë.
Nëse tek e verdha e vezës do të ngriheshin gjemba, duhet të marri vezën dhe ta hedh në gjëra të shpifura që ta largojë të keqen. Pyetjes së Fiksit se si mund ta heqë magjinë fallxhorja i shpjegon që të marri disa shkopinj t’i ndezi dhe këta pastaj t’i rrotullojë rreth vetes.
Një metodë tjetër është kur bënë dush ajo duhet të fërkojë fytyrën dhe trupin me dy duar dhe të thotë “Unë largoj të keqen nga vetja”.