Ministria e Brendshme njofton të gjithë shtetasit e huaj që kërkojnë të pajisen me Leje Qëndrimi në Shqipëri,
Advertisements
se pajisja dhe rinovimi i tyre do të bëhet përkohësisht, deri në një njoftim të dytë, nëpërmjet dokumenteve me vulë elektronike, që shkarkohen në e-Albania.
Advertisements
Kërkesat për pajisje me Leje Qëndrimi kanë dalë përtej parashikimeve, megjithatë Ministria e Brendshme ka zgjedhur t’u japë zgjidhje të gjithë shtetasve të huaj në këtë mënyrë, duke akomoduar çdo kërkesë apo aplikim.
Ndërkohë po punohet intensivisht për rritjen e kapaciteteve në mënyrë që shtetasit e huaj, sa më shpejt të pajisen edhe me kartat e Lejeve të Qëndrimit./tvklan.al