Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar gjatë ditës së sotme me banorët e Memaliajt. Berisha përpos fjalës së tij, ka dëgjuar edhe pyetje e komente nga qytetarët që ishin të pranishëm në takim.
Advertisements
Një prej qytetarëve iu drejtua kreut të PD-së duke i thënë se gabimi më i madh që ka bërë, është se ka “mbajtur gjarpërinjtë nën sqetull.”
Advertisements
Qytetari po ashtu shtoi se i vetmi që mund ta sjellë Partinë Demokratike në pushtet është pikërisht Berisha dhe po ashtu i kërkoi liderit: “Mos i thuaj më Alibeaj atij, por Alubujku. Ku ka qafë ai të drejtoi PD”.
“Ke bërë gabimin më të madh që ke mbajtur gjarpërinjtë nën sqetull dhe mos i thuaj më Alibeaj atij, por Alibujku. Ku ka qafë ai të drejtojë PD. Thonë se je burrë i ligë, ke bërë këtë e atë. Kush të pruri në pushtet, populli.
Nëse PD do që të vijë në pushtet, vetëm ti e sjell, asnjë tjetër. Vetëm Sali Berisha. Ti je burrë i nderuar, burrë i mirë, bën për popullin, por Shqipëria është katandisur keq. Ke shumë punë, me këta kusarë.
Memaliaj është në mjerim të plotë. PD e sjell ti në pushtet”, tha ai.