Përpara se të hanin darkën, babai i moshuar mblodhi djemtë e tij dhe u tha:
Advertisements
– O djemtë e mi! Arrita pleqërinë dhe nga gjithë këto vite kam nxjerrë shumë mësime. Kjo botë është kalimtare dhe njeriu është vetëm mysafir në të. Ju këshilloj që kur të jeni në mesin e njerëzve ta konsideroni se mbani gjithmonë tri gjëra me vete: Një metër, një gurë kandari dhe një gjilpërë.
Advertisements
Djemtë u çuditën me këshillën e babait dhe nxituan ta pyesnin.
– Përse ta mbajmë metrin baba? Pyeti djali i madh.– Që me të ta matni vendin ku do të rrini në mesin e të tjerëve – tha babai i moshuar.
– Po përse gurin e kandarit? Pyeti djali tjetër.– Ta peshoni fjalën me të para se ta flisni– Po gjilpërën? Pyeti djali i vogël.
– Që me të ta thumboni vetën, para se ta thumboni tjetrin me fjalë