Telenovela e parë shqiptare “Njerëz dhe Fate” ishte një telenovelë e cila u pëlqye jashtëzakonisht shumë nga publiku.Kjo, jo vetëm se ishte telenovela e parë, por edhe për shkak të historisë që ajo kishte, duke pasqyruar realitetin shqiptarë të asaj kohe.
Advertisements
Ishin vitet 2002-2003 kur, “Njerëz dhe Fate” mbërtheu para ekranit të gjithë shqiptarët.
Advertisements
Historia e një familjeje shqiptare që përballej me vështirësitë e kohës, tërhoqi vëmendjen e shqiptarëve që hasnin të njëjtat probleme të atë kohë.
Asokohe u fol në media se “Njerëz dhe Fate” nuk do të kishte vetëm 20 seri, por edhe dy episode të tjerë, që deri tani duket se kanë mbetur ëndërr në sirtar…
Po ku janë sot aktorët dhe personazhet tuaj të preferuar: Flori, Era, Lola, Durimi, Betimi, Xhema, Didi, Bosi, etj?
Robert Ndrenika
Të kesh pjesë të kastit një prej emrave më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, atëherë gjysmën e suksesit e ke të garantuar. Kështu ndodhi edhe me Robert Ndrenikën, i cili ishte pjesë e padisktuar e suksesit të kësaj telenovele.
Ai interpretonte rolin e një ish-regjisori të vjetër të Kinostudios, “Durim Guri”, që ishte baba i tre fëmijëve, Lola, Era dhe Flori. Pas këtij seriali ai është ngjitur në skenë me të tjerë personazhe në teatër e kinematografi, por në fillim të vitit 2015-të Ndrenika iu nënshtrua një operacioni në zemër, që fatmirësisht doli me sukses.
Pavlina Mani
“Drita” është roli i Pavlina Manit në telenovelën më të famshme shqiptare. Mani dhe Ndrenika ndërtuan çiftin ideal të aktorëve duke interpretuar me aq thjeshtësi dhe origjinalitet bashkëshortët intelektualë, që patën shumë probleme me fëmijët e tyre. Aktorja Pavlina Mani u shpërngul vite më parë në Amerikë, së bashku me bashkëshortin e saj aktorin Pirro Mani. Pirro Mani fatkeqësisht ka ndërruat jetë një vit më parë në New York.
Arben Derhemi
Ai ka interpretuar edhe në moshë të re (ka luajtur një rol në episodik në filmin “Një vajzë dhe një djalë”), por publiku shqiptar e njeh më së shumti me rolin e Florit, djalin çapkën në telenovelën “Njerëz dhe Fate”.
Derhemi duket se u fut menjëherë nën lëkurën e djemëve “problematikë” dhe të shkathët shqiptarë, duke e sjellë shumë pranë realitetit personazhin e tij.
Për aktorin Derhemi rrjedha e aktrimit ka vijuar normalisht në kinematografi e teatër, madje ai ka eksperimentuar duke sjellë në skenë edhe monodramën “Johan Padan dhe Amerikat”. Aktualisht është i martuar me gazetaren Iva Korumi dhe janë prindër të një vajze me emrin, Darlina.
Eni Jani
E kush nuk e mban mend Erën, gjimnazisten e shkëlqyer e cila kishte shumë ëndrra për jetën. Aktorja Eni Jani pas këtij personazhi, u bë sigurisht më e famshme dhe më e njohur për publikun shqiptar. Duket sikur karriera e Janit pas kësaj telenovele u përqëndrua më shumë në teatër ku ka interpretuar në vepra të famshme “Vdekja e një mbretëreshe”, “10 vjet martesë”,” Me dyer të mbyllura”, etj.
Ajo ka sjellë gjithashtu si regjisore disa vepra në skenën e Teatrit. Jani është martuar me aktorin Genc Fuga dhe janë prindër të dy fëmijëve. Ajo ka qenë për dy sezone regjisore dhe ideatore e programit të mëngjesit në “TVSH”.
Valbona Imami
Lola, vajza e madhe e familjes Guri, interpretohej në këtë telenovelë nga aktorja Valbona Imami. Imami është larguar prej kohësh nga Shqipëria pasi është martuar me ekonomistin e huaj, Evan Scott Thomas.
Disa kohe me pare u be me dije se Valbona jetonte mes Amerikes dhe Nigerise, pasi bashkeshorti i saj amerikan, Evan Scott Thomas ishte me mision ne Abuja. Por aktorja eshte shume e terhequr jo vetem nga ekrani, por edhe nga rrjetet sociale..
Arta Muçaj
Aktorja kosovare, Arta Muçaj u bë e njohur në Shqipëri nëpërmjet rolit të “Didit” në këtë telenovelë. Në vitet 2000 veç rolit në serial ajo u përfol edhe për historinë e dashurisë me rrokerin e famshëm, Bojken Lako, që për aktoren ka qenë një lidhje perfekte, që përfundoi pa shkak. Aktorja jeton tashmë në kontinentin e largët australian, ku pas divorcit nga bashkëshorti vijon karrierën si aktore atje.