Mbi 6 orë pa lëvizur, ja kush janë banorët e skualifikuar nga loja për të fituar sfidën prej 2500 eurosh

by author

Padyshim eventi i ditës sot në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka qenë dhe është aktualisht “Loja e Rezistencës”, në të cilën banorëve pjesëmarrës do t’i duhet të rrinë tê paktën 10 orë pa lëvzur duke mbajtur shtypur një buton gjatë gjithë kohës.

Advertisements

Tani, kur kanë kaluar pak më shumë se 6 orë nga nisja e sfidës, shumica e konkurentëve ndodhen ende në garë për fitimin e 2500 eurove, megjithatë disa prej tyre janë eleminuar, duke mos rezistuar sa të tjerët.

Advertisements

Kështu, e para që hoqi dorë ishte Tea, pas saj Kiara e më pas Valbona, me të treja vajzat që nuk mundën të shkonin përtej 3-orshit në sfidë.

Më pas u skualifikuan Kristi dhe Xhonatani, që qëndruan më shumë se të parat, por sërish duke mos ja dalë të mbajnë shtypur butonin ashtu siç duhet.

Ndërkohë banorët e tjerë vazhdojnë mbeten stoikë, teksa janë ushqyer me ndihmën e konkurentëve të skualifikuar. Lajmi mirë për ta është se me mbushjen e 7 orëve do mund të marrin karrige për t’u ulur,

çka do i ndihmojë në çuarjen deri në fund të misionit të tyre.

Rekordi botëror i kësaj sfide në të gjithë reality show-t është 14 orë, që s’do ishte çudi të thyhej sonte.

TË NGJASHME