Shqipëria
Advertisements
Vendi ynë mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin e vendit deri në orët e pasdites, ku vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, më të dendura në ekstremin verior dhe zona të izoluara në verilindje dhe juglindje duke gjeneruar shira të izoluar. Parashikohet që, kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të mbeten prezent edhe gjatë natës.
Advertisements
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 35°C.
Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe temperaturat e larta, por pas-mesdite pritet kalim i vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të Kosovës, më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor. Duke rrezikuar reshje te izoluara. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të largohen gradualisht duke ja lënë vendin motit të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 30 gradë C në orët e mesditës.
Maqedonia e Veriut
Republika e Maqedonisë mbetet në ndikimin e motit të kthjellët gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë Maqedoninë, më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Jugperëndimore duke rrezikuar reshje te izoluara. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë gjatë natës në të gjithë Republikën e Maqedonisë. Temperatura më të larta do të shënohen në Shkup dhe Manastir deri në 34 gradë C.
Europa
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare mbi Europën Jugperëndimore do të sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere. Po ashtu, stuhitë tropikale do të vijojnë të jenë prezente në pjesën më të madhe të Europës Lindore duke sjellë rrbeshe shiu. Ndërsa e gjithë pjesa tjeter e Europës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta ku vlera më të larta oriten në gadishullin e Ballkanit.