Mbyllet procesi i numërimit, kush janë 2 bashkitë ku “Bashkë Fitojmë” është shpallur fitues

by author

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka fituar në dy bashki të vendit. Numërimi është mbyllur në bashkinë e Pukës dhe Memaliajt ku të djathtët kanë dalë fitues.

Advertisements

Advertisements

Në bashkinë e Memaliajt Albert Malaj ka fituar përballë ribalit të tij, Gjolek Guci. Ky i fundit nuk mori votëbesimin e qytetarëve për një mandat të dytë në krye të kësaj bashkie.

Sakaq në Pukë kandidati i “Bashkë Fitojmë” Rrok Dedaj ka fituar me 58.13% të votave përballë Gjon Gjonaj me 41.87 % të votave.

TË NGJASHME