“Më detyruan rusët, unë jam i dërguari i profetit dhe Skënderbeu”/ I hoqi kokën të ëmës dhe i piu gjakun, shokon i riu nga Peja

by author

Një ngjarje e rëndë tronditi Kosovën pak ditë më parë, ku i riu nga Peja, Urim Hyseni vrau në mënyrë makabër nënën e tij Hyrije Hyseni, duke i prerë kokën dhe i piu gjakun. Shkak i konfliktit është bërë mosmarrëveshja që djali kishte me nënën e tij prej disa kohësh, të cilën e akuzonte se ishtë shkaktarja e ndarjes së tij nga bashkëshortja.

Advertisements

Në seancën e sotme gjyqësore, gjykata e Pejës e la në burg Hysenin, teksa avokati i tij, ka kërkuar që klientit të tij t’i bëhet një ekzaminim psikiatrik për shkak të deklaratave që ai i ka dhënë gjatë bisedës që kanë pasur.

Advertisements

Asdren Mekaj ka treguar për mediat në Kosovë se gjatë bisedave që ka patur me klientin e tij ai i ka thënë disa arsye që e kanë shtyrë drejt krimit makabër.

“Më ka detyruar shërbimi informativ rus”, “Jam i dërguar i profetit”, “E kam shpëtuar shqiptarinë” dhe “Jam Skënderbeu i ri”, kanë qenë disa nga fjalët që kanë dalë nga goja e të riut.

Për këtë arsye, avokati tha se nga Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar që 30-vjeçarit t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik.

“Dy herë ka tentuar Prokuroria që ta intervistojë klientin tim, por nuk ka mundur për shkak të gjendjes së tij të rëndë mendore dhe shëndetësore. Për arsye të mungesës së komunikimit të mirëfilltë mes meje dhe të mbrojturit, përveç që më pengon mua të ofroj mbrojtje efektive, në përputhje me Kodin e Etikës dhe në përmbushje të të drejtës fondamentale që e gëzon çdo person i dyshuar për një krim, pavarësisht kësaj unë thellësisht besoj se është shumë e nevojshme që t’i bëhet një ekzaminim psikiatrik”, ka thënë ai për mediat vendase.

TË NGJASHME