“Më dukej vetja sikur isha në film”/ Flet mjeku shqiptar i shpëton jetën pasagjeres në avion

by author

Mjeku i njohur, Petrit Vargu, ka shpëtuar jetën e një pasagjereje, një grua rreth 40 vjeçe, teksa po udhëtonte me avion.

Advertisements

Udhëtarja nuk është ndjerë mirë nga gjendja shëndetësore gjatë fluturimit dhe personi që i ka ardhur në ndihmë ka qenë mjeku shqiptar. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të mjekut Vargu, pasagjerja gëzon shëndet të plotë.

Advertisements

Lajmin e ka bërë me dije eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Në bordin e ‘Wizz Air’, Dr. Petrit Vargu shpëton një jetë në mijëra kilometra lartësi duke bërë që udhëtarja nga sot, të gëzojë një jetë të dytë! Krenar për ty, miku im, dhe për të gjithë bluzat e bardha që shpëtojnë jetë”.

Tek postimi ka reaguar edhe mjeku Petrit Vargu, i cili shkruan: “Faleminderit Erion! Ishin minuta të vështira, në kushtet në të cilat ndodhesha. Më dukej vetja sikur isha në film. Gjithçka shkoi mirë. Vajza ( më saktë një grua rreth të 40-ve) është në Romë jashtë rrezikut për jetën. Përqafime nga Lyon!”.

Avioni ishte nisur për në Lyon të Francës, por siç duket ka bërë ulje emergjente në Romë, për t’i shpëtuar jetën pasagjeres.

TË NGJASHME