Dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën rëndë nga përplasja e dy mjeteve me një autobot në tunelin e Kalimashit mbrëmjen e djeshme.
Advertisements
Viktimat janë shqiptarë nga Kosova, vëllezërit Sadik Osmani dhe Nesret Osmani nga Gjilani. Lajmin e ka konfirmuar edhe djali i njërit prej viktimave, Sadik Sadikut në një postim në rrjetet sociale.
Advertisements
“Me pikëllim të thellë dhe me lot në sy ju njoftojmë familjarë, miq e dashamirë se: dje si pasoj e një aksidenti të trafikut, në rrugën e Kombit kanë ndrruar jetë më të dashurit tanë, babai im Sadik dhe axha Nesret Osmani (Allahu i mëshiroftë).
Djemtë e haxhi Sabit Osmanit Kravaricë-Gjilan
Ne nuk themi vetëm se atë që e kënaq Allahun
إنا لله وإنا إليه راجعون
Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi” shkruan Leutrim Osmani.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë se: Mbrëm në aksidentin tragjik që ndodhi në tunelin e Kalimashit në Shqipëri kanë humbur jetën dy nipat tanë, dy djemt e hallës:
Sadik Osmani 58 vjeç dhe
Nusret Osmani 45 vjeç nga Kravarica e Gjilanit.
Lusim Zotin që të dy merhumët ti mëshiroj kurse Familjen me saber e gajret ti forcoj🤲😭
Për kohën e vorrimit ju njoftojmë më vonë këtu në këtë njoftim, andaj përcilleni kohë pas kohe” shkruan një tjetër i afërm i dy viktimave, Rexhep Gurgurovci.