“Më pëlqejnë pub-et”, Rita Petro: Ndihem keq që nuk shkoj të paktën njëherë në javë!

by author

Shkrimtarja e njohur Rita Petro i ka habitur të gjithë gjatë ditës së sotme, ku është shprehur se i pëlqen shumë jeta e natës dhe se ndihet shumë keq nëse nuk shkon të paktën 1 herë në javë.

Advertisements

Teksa ishte e ftuar në “Euronews Albania”, Rita theksoi se pub-e i jep një kënaqësi të madhe, dhe se i frekuenton jashtë vendit dhe në Shqipëri.

Advertisements

“Më pëlqen vajtja në pub-e. Pavarësisht se jam në këtë moshë më pëlqen shumë, festat më pëlqejnë shumë dhe më pëlqen sidomos të vishem me të zeza, të vë aksesorë të zinj, kam qejf kur shkoj atje.

Në përgjithësi më pëlqejnë aksesorët sportivë. Edhe në Shqipëri, edhe jashtë vendit kam qejf kur i frekuentoj pub-et. Edhe në Shqipëri bëhet shumë mirë, sidomos dhe në Kosovë, në Prishtinë, kënaqem jashtë mase. Po të më mungojë një herë në javë ndihem shumë keq, duhet të shkoj të paktën një herë në javë,” – u shpreh Petro.

TË NGJASHME