Mediat greke ndryshojnë versionin: Viktimat e masakrës në Athinë nuk ishin shqiptarë!

by author

Mediat greke kanë ndryshuar versionin e ngjarjes që ndodhi pasditen e djeshme në Loutsa në zonën e Artemisës në lindje të Athinës. Në fillim u raportua se viktimat e gjetura në një makinë tip Ford me targa gjermane ishin “me siguri” shqiptarë, por pak orë më vonë mediat vendase kanë ndryshuar qëndrimin duke hedhur dyshimin se ishin shtetas turq.

Advertisements

Kathimerini, një nga mediat më të mëdha në Greqi shkruan se të vrarët janë me kombësi turke.

Advertisements

Kjo ka bërë edhe më të vështirë identifikimin e viktimave. Autoritetet kanë kërkuar kryerjen e një analize ADN-je ndërsa po punohet edhe me gjurmët e gishtërinjve.

Edhe targat gjermane të makinës së viktimave dyshohet se janë të falsifikuara. Hetuesit janë duke punuar për identifikimin e autorëve që besohet se janë larguar me një motor dhe një automjet Ford të zi.

Policia që në momentin e parë foli për “larje hesapesh” mes bandave kriminale. Madje, pretendohet se anëtarët e asaj që konsiderohet si “mafia e burgjeve” e përbërë nga shqiptarë dhe rumunë kanë pasur mosmarrëveshje për afera të paligjshme (drogë, zhvatje, etj.).

Për këtë kanë organizuar një takim sqarues ose një pritë për rivalët e tyre.

TË NGJASHME