“Mendoja se Zef Deda do mbante arkivolin tim”, Zyliha Miloti rrëqeth me fjalët për ikjen e aktorit

by author

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta një prej figurave më të dashura dhe të nderuara të humorit shqiptar, aktori Zef Deda.

Advertisements

Mes shumë artistëve që shprehën ngushëllimet dhe vlerësimin për Zef Dedën, mjeshtrin e madh të humorit, një nga koleget e tij “Artistja e merituar” Zyliha Miloti zgjodhi të bëjë një dalje publike ku ka folur për marrëdhënien e ngushtë që kishte me aktorin.

Advertisements

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Aldo Morning Show”, Zyliha Miloti shprehet se Shkodra sot u zgjua pa një nga figurat e nderuara, pa një artist të madh.

Gjithashtu aktorja tregon se nuk e priste kurrë këtë ditë dhe mes lotësh rrëfen se kishte menduar se jeta e saj do merrte fund më shpejt se e Zef Dedës pasi ajo e tregon atë energjik dhe e quan artistin “alegria e estradës”.

A të vjen ndërmend kur e ke parë për herë të parë fare?

Zyliha Miloti: Zefi ka pasur babin piktor, skenarist në Teatrin “Migjeni”. Zefi ka qenë 5 vjeç kur e ka puthur skenën e Teatrit “Migjeni”. Zefi ka qenë alegria e estradës, “Benjamini” siç i thonë në Shkodër. Ai krijonte atmosferë para se të fillonte shfaqja. Bënte zhurmë, kërkonte, krijonte atmosferë të bukur për ne. Ka qenë i shkathët, i mirë i dashur. Janë rritur jetim 3 fëmijë sepse babai i ka vdekur shumë i ri. Kanë vuajtur shumë në jetë të shkretit.

Zefi është nga ato njerëz që kam përshtypjen se nuk harrohen kurrë.

Zyliha Miloti: Sigurisht. Ai fizikisht nuk është më, por veprat e tij dhe arti i tij do të mbeten për të gjithë jetën. Çudi e madhe që t’i ndodhë Zefit, por thuaj ti nuk pyet… Ka qenë shumë i shkathët. Nuk kam menduar kurrë se Zefi do të vdesë para meje sepse unë jam më e madhe. Kam menduar se Zefi do të mbajë arkivolin tim, por këto janë fatkeqësitë. Më vjen keq se po na shuhen artistat.

Cila gallatë të vjen ndër mend për Zefin nga ato që nuk kanë dalë?

Zyliha Miloti: Kur udhëtonim në autobusat e asaj kohe, por Zefi ishte sa në fund të autobusit, sa në fillim. Sigurisht që atje ka pasur të moshuar dhe nganjëherë i bërtisnim “Zef nuk të durojnë të gjithë se të durojmë ne”. Por ishte natyra e tij që të mos qëndronte në një vend. Ka qenë i jashtëzakonshëm. Ka 2-3 ditë sepse kemi shkuar vazhdimisht me e pa dhe shkuam madje me drejtorin dhe po bisedonim, qeshte, fliste dhe pranë tij ishte edhe zonja e tij, Roza. I thotë Arjani “unë nuk e di se kush është i sëmurë sot, a mund ta në tregosh?” I shkreti Zef! Kam kujtime shumë të bukura. E vështirë sot për ne që të përcjellim kolegun tonë.

TË NGJASHME