Oficeri i Policisë Ilirjan Ziu ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Delvinë, shkruan “Sarandaweb”. 56-vjeçari prej vitesh shërbente në Komisariatin e Policisë Delvinë.
Advertisements
Ai njihej si një person i përgjegjshëm dhe korrekt në detyrën e tij. Ndarja e parakohshme nga jeta ka lënë dhimbje te familjarët dhe kolegët e tij.