Mëngjes tragjik! Ky është vendi ku ra nga kati i tetë 18-vjeçari nga Durrësi

by author

Një 18-vjeçar nga Durrësi ka gjetur vdekjen në Korçë, ku kishte shkuar për të festuar, në rrethana ende të paqarta. I riu është gjetur pa shenja jete në trotuar rreth orës 03:50 në lagjen nr. 17.

Advertisements

Ka dyshime sipas policisë se 18-vjeçari me iniciale G. M. është vetëhedhur nën efektin e pijeve alkoolike nga tarraca e një pallatit në katin e tetë, ku kishte marrë me qira ditore një hyrje së bashku me disa shokë të tjerë.

Advertisements

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore. Policia ka shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qera dhe vijon marrja në pyetje e tyre për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

TË NGJASHME