Bashkia Lezhë ka bërë apelin e dytë radhazi pas atij të djeshmit në lidhje me kushtet e pafavorshme atmosferike që pritet të përfshijnë të paktën një pjesë të territorit tonë.
Advertisements
Me anë të një njoftimi në Facebook, Bashkia njofton qytetarët për motin e keq. Në postim shkruhet se duke nisur nga mbrëmja e sotme, do të ketë furtunë, shira të dendur dhe përmbytje.
Advertisements
Nisur nga kjo situatë që pritet të krijohet, Bashkia thotë se Shërbimet e Emergjencave do të jenë në gatishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik.
“Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se duke nisur nga sonte pas mesnatës priten reshje të dendura shiu!
Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje, si pasojë e sasisë së lartë të shiut. Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gatishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik!
Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që për çdo rast emergjent të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel: +355 68 331 2049,” thuhet në njoftimin e bashkisë.