Mësuesja lë punën nga rroga e ulët, nuk jua merr mendja se çfarë ‘detyrohet’ të punojë në Tiranë

by author

TIRANË- Jolanda Palushi e kishte menduar ndryshe mësuesinë, kur fitoi të drejtën e studimit në Fakultetin e Shkencave të natyrës për matematikë në vitin 2009.

Advertisements

“Në fillim e kisha shumë qejf matematikën, mësuesinë, por ka ndryshuar shumë”.

Advertisements

Ajo braktisi profesionin dhe nisi një karrierë në estetikë. Si një sipërmarrëse e re me hapjen e një dyqani ku vajzat kujdesen për thonjtë,

Jolanda tregon se të ardhurat në këtë fushë i sigurojnë jetesë shumë herë më të mirë se të zgjidhte të vazhdonte punën si mësuese.

“Dukej mirë se e shtunë e dielë pushim, me orare jo shumë të zgjatura, për një femër ngjan puna e duhur, por është shumë e vështirë. Mësuesi nuk ka autoritetin e dikurshëm si dhe ka një pagë shumë të ulët. Unë nuk ia dal dot me pagën e një mësuesi, është qeraja e shtëpisë, po shpenzimet e përditshme”, tha Jolanda Palushi- estetiste.

Jolanda mendon se mësuesi në Shqipëri është i nënvlerësuar dhe kjo figurë nuk gëzon të njëjtin respekt si kur ajo ka qenë nxënëse në Kukës dhe i lindi dëshira për të pasur titullin mësuese.

Ndaj, ëndrra e saj për të qenë mësuese është shpërbërë dhe e vetmja gjë që do i mbetet është kartoni i diplomës. Të dhënat e regjistrimeve në universitetet, viteve të fundit, tregojnë se të rinjtë nuk kanë interes për degët e mësuesisë, të cilat rrezikojnë të mbyllen. Nga ana tjetër jo të gjithë mësuesit e diplomuar zgjedhin të ushtrojnë profesionin. TCh

TË NGJASHME