Metereologia Lajda Porja zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin: Duke filluar nga dita e shtunë…

by author

Sinoptikania Lajda Porja nga Meteoalb në studion e lajmeve në një emision televiziv na njohu me të dhënat e fundit mbi parashikimin e motit gjatë kësaj fundjave.

Advertisements

“Masa e ftohtë polare është prezente në Ballkan dhe siç e shikojmë që temperaturat që kanë përfshirë vendin, ku në Dibër kemi temperatura minus 6.3 dhe në Korçë 6.4, ndërsa në Tiranë dhe qytetet e tjera kemi temperatura optimale.

Advertisements

Në krahasim ne kemi qenë me temperatura të ulëta, por jo ekstreme siç janë në disa vende të Evropës.

Edhe gjatë fundjavës do të kemi temperatura të ulëta, ku maksimalet do jenë rreth 13 deri në 15 gradë.

Ndërsa javën e ardhshme do të nisë dhe rritja e temperaturave”, bëri me dije sinoptikania Lajda Porja.

TË NGJASHME